Realizohen 10 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve zhvillimore në bujqësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit. Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe projektet e tjera përfituese.  MBPZHR do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, si dhe në muajin janar të realizojë të gjitha pagesat e mbetura.

Duhet të theksohet se tek masa e granteve për përpunim të produkteve bujqësore, muaj më parë janë bërë pagesat e avanseve për mbi 30 përfitues, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, të cilëve pagesat finale ju bëhen pas realizimit të projekteve gjatë vitit 2016. Me këtë shuma totale e pagesave të projekteve fituese shkon në 10 milionë euro.

Sivjet MBPZHR-ja ka ndarë mbi 19 milionë e 500 mijë euro për grante zhvillimore në bujqësi, ndërkaq 21 milionë e 205 mijë euro të tjera në subvencione, pagesat e të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga numri total prej 37,521 përfituesve, 380 janë përfitues të granteve dhe 37,141 të pagesave direkte – subvencioneve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/realizohen-10-milione-euro-pagesa-per-perfituesit-e-granteve-zhvillimore-ne-bujqesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala