Reaksionet serioze që shkaktojnë tatuazhet

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënshkrimi i diçkaje në lëkurën tuaj mund të ketë pasoja afatgjata dhe shumë të ndërlikuara.

Rreth 2 në 10 njerëz që kanë tatuazhe, janë verifikuar probleme me to, duke përfshirë infeksione, kruarje enjtje dhe skuqje, kjo sipas një studimi të vogël që ishte bërë nga revista Contact Dermatitis.

Studiuesit thanë që shumë njerëz që morën pjesë në këtë studim kishin pasur komplikime që ishin shfaqur pas disa kohësh pasi ata kishin bërë tatuazhin.

Njerëzit duhet të dinë se “kjo gjë ka rreziqe të caktuara”, thotë Dr. Marie Leger, një dermatologe në Universitetin e Mjekësisë “Langone Center” në New York.

Leger filloi të vinte re se një numër i habitshëm pacientësh vinin në klinikën e saj për shkak të problemeve të shfaqura nga tatuazhet e tyre. Ajo filloi të pyste se sa zakonisht ishin këto probleme dhe pasi kishte biseduar me shokët dhe kolegët, ajo kuptoi se kishte edhe tregime të tilla që lidheshin me komplikimet që vinin nga këto tatuazhe.

Për të kuptuar se sa të zakonshme ishin këto komplikime, Leger dhe kolegët e saj zgjodhën rastësisht rreth 300 njerëz që kishin tatuazhe në Central Park të New York-ut dhe i pyetën nëse këta individ kishin hasur ndonjë problem me tatuazhet e tyre.

Rreth 10 për qind e këtyre njerëzve thanë se ata kishin disa komplikime. Për disa, këto komplikime kishin qenë jetë-shkurtër, të tilla si infeksione bakteriale të shaqura menjëherë pas bërjes së tatuazhit ose enjtje dhe kruarje të përkohshme.

Por nga këta individë që kishin ankesa, gjashtë nga 10 prej tyre kishin probleme kronike. Studimet treguan  që edhe pse shumë prejt tyre kishin vuajtur nga kruarje të pakëndshme ose enjtje për vite me rradhë, pak ishin ata që kishin shkuar te mjeku për tu kontrolluar rreth problemit që u ishte shfaqur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reaksionet-serioze-qe-shkaktojne-tatuazhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala