Reagon Sejdiu: Se kemi ndërmend t’i dorëzohemi mafisë së ndërtimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka reaguar nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu për protestën kundër Komunës së Prishtinës, e cila u zhvillua nga Shoqata e ndërtimtarëve.

Ai ka thënë se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen prapa vendimeve të komunës për ndërtimet, dhe se gjithçka që ka të bëjë për ndërtimet do të bëhet në bazë të ligjit.

“As në mend me dorzu Prishtinën nuk e kemi, as në mend me iu dorëzu mafias së ndërtimit nuk e kemi.

Prishtina do të bëhet me rend, rregull dhe investime që janë në përputhje me ligjin dhe nevojat zhvillimore të Prishtinës”, ka shkruan në facebook Sejdiu.

Ndërtimtarët kanë protestuar kundër Komunës së Prishtinës, të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorit të urbanizmit Liburn Aliu-t dhe shefit të urbanizmit Ergyn Haradinaj-t.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-sejdiu-se-kemi-ndermend-ti-dorezohemi-mafise-se-ndertimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala