Reagon Qeveria e Kosovës për protestën e opozitës

Autori:Zekirja Shabani

Pas paralajmërimeve për protesta të opozitës ka reaguar Qeveria e Kosovës duke thënë se i respekton të drejtën e partive të protesta paqësore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka deklaruar për Gazetën Express se derisa protestat të jenë paqësore i kontribuojnë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës se Kosovës respekton te drejtën e shprehjes dhe të protestës, si te drejte te garantuar, sidoqoftë ne raport me paralajmërimet e opozitës, synimi parësor i Qeverise se Kosovës dhe programit tonë ka qenë dhe mbetet ndërtimi i një qeverisje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme”, ka thënë Abrashi për Express.

“Kosova ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim, derisa protestat janë paqësore besoj që kontribojnë në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, sot, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar se më 18 prill do të protestojnë me akuzë për largimin e njerëzve që e kanë kapur shtetin.

Qeveria LDK-PDK e udhëhequr nga Isa Mustafa është përballur me dy raunde protestash ku ka pasur të lënduar policë e qytetarë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-qeveria-e-kosoves-per-protesten-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala