Reagon nipi i Selman Kadrisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nipi i Selman Kadrisë, Agron (Jashar) Hasanaj, në një reagim të tij thotë se nuk duhet të ofendohet figura e Selman Kadrisë, pasi ai vrau “zullumqarin , katilin, vrasësin që i terrorizoi shumë familje shqiptare”, vojvodën Milliq Kërrsta.

“Familja e Selman Kadrisë është ndër familjet më të vjetra në fshatin Cërrcë. Babai i Selmanit ishte Kadri Ferizi, ndërsa nën e Selmanit, Fatimja, ishte bijë nga fshati Moistir i Istogut. Selman Kadria ishte i martuar me Zoje Blakajn nga Vrella. La pas vetes djalin e vetëm, Jashar Selman Hasanaj, dhe dy vajza – Shkurte dhe Rroshe Hasanaj.

Jashar Selman Hasanaj la pas pesë djem dhe dy vajza. Kujtimin e vetëm nga Selman Kadria e kemi vetëm varrin e gjyshit edhe atë shkiet e lugut e thyen disa herë. Djali i axhës, Nimon Beka dhe Hasan Zeqa Hasanaj, ia nxorën gjakun Selmanit.

Familjen e Selmanit e larguan nga Cërrca, ia konfiskuan gjithë pasurinë: 10 hektarë tokë, shtëpinë dhe të gjitha. Kurrë nuk janë kanë në gjendje t’ia ofrojnë një truall djalit të Selman Kadrisë – fshati Cërrcë. Toka, pasuria e Selmanit u shit e u stërshit. Djali i Selmanit ishte vetëm trevjeçar kur çetnïkët e lugut në bashkëpunim me shqiptarët e prenë me sëpatë, e masakruan trimin e Potgurit.

Por, kajtja, prapambeturia dhe miqësia e disa shqiptareve me serbë nuk kanë të ndalur.

Selmanit ia morën të gjitha. Ne nipat e Selmanit u detyruam të marrim rrugët e Kurbetit në Amerikë. Jashar Hasanaj vdiq në vitin 2001. Sot njerëz të Serbisë dhe shqipfolës mbas 76-vjetëve e bëjnë nënën e Selmanit serbe. Ky është shteti jonë kriminal, ku kriminelët, spiunët e papërgjegjshëm duan të na njollosin figurat më të ndritura të Shqiptarisë. Folni vetëm me fakte, me emër e me mbiemër e jo m’ka thonë një plak 80-vjeçar”, është reagimi i Agron (Jashar) Hasanajt. /Telegrafi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-nipi-i-selman-kadrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala