Reagon Ministria e Financave

Pas raportimit të Gazetës Fjala se u tentua të zhduken 190 milion euro kredi të KEK-ut në këtë ministri ka reaguar Ministria e Financave të Kosovës.
Lexojeni të plotë sqarimin e ministrisë:
Sqarim për Opinion
Ministria e Financave sqaron opinionin publik se gazeta “Fjala” ka paraqitur të dhëna jo të sakta në artikullin e saj të botuar më 02.03.2015, lidhur me kredinë e KEK-ut ndaj Qeverisë të viteve 2005-2007.
Ministria e Financave sqaron opinionin se askush nuk mund të fshehë të dhënat dhe se këto të dhëna nuk janë fshehur.
Këto të dhëna kanë qenë të evidentuara në raportet e rregullta të Ministrisë së Financave.
Për vite të tëra KEK-u ka qenë dhe ende është në gjendje të vështirë financiare për të paguar këtë borxh. Ministria e Financave tani ka iniciuar rikonsolidimin e këtyre kredive në përputhje me mundësit financiare për të paguar.