Reagon Ministria e Diasporës

Autori:Zekirja Shabani

Pas raportimit të gazetës fjala se Xhevat Isufi shef i Qendrës Kulturorë për Diasporën në Suedi po e shfrytëzon këtë institucion për përfitime personale ka reaguar Ministria e Diasporës.

Gazeta Fjala ka raportuar duke u bazuar në deklaarata të zyrtarëve të kësaj ministrie se Xhevat Isufi, qendrën që do të duhej të ishte njësi e shtetit të Kosovës, e regjistrojë si Organizatë Joqeveritare.

 

Në vazhdin lexojeni të plotë reagimin nga Ministria e Diasporës:

“Shkrimi në fjalë përmban disa gabime përmbajtësore dhe ligjore të cilat për hir të informimit të mirëfilltë publik po ua sqaroj:

Xhevat Isufi, gjatë mandatit të kaluar është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës Kulturore për Diasporë dhe Mërgatë, me vendim të ish Sekretares së Përgjithshme, deri në zgjedhjen e Drejtorit të kësaj qendre në bazë të konkursit publik sipas nenit 7 paragrafi 1 i Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën, në prill të vitit të kaluar.

Isufi i sipas nenit 7 paragrafi 2, të po të njëjtit ligj, i është caktuar paga në lartësi të Sekretarit të dytë të ambasadës së Kosovës në Suedi, pagën të cilën e merr nga tetori i vitit të kaluar.

Pyetjet tek udhëheqësi i komunikimit janë dërguar të hënën në ora 14:29 minuta, kohë e pamjaftueshme që të përpilohet një përgjigje me të gjitha të dhënat e kërkuara.

Është e gabuar deklarata ku thuhet se u.d. drejtori i Qendrës Kulturore ka marrë për zyre shtëpinë e vet, për arsye se QKKDM Suedi është duke operuar momentalisht në një objekt të marrë me qira nga një bashkatdhetar i yni.

Ministria e Diasporës, bazuar në vendimin e nënshkruar nga ish kryeministri, z. Hashim Thaçi, më 25.10.2013 është obliguar që të hapë Qendrat Kulturore për Diasporën dhe Mërgatën në Zvicër, ShBA, Suedi, Gjermani, Francë dhe Austri – ju lutem i referoheni vendimit 05/153 i publikuar edhe në portalin e Ministrisë së Diasporës.

MeD është duke i rishikuar të gjitha modalitetet e punës së Qendrave Kulturore, si dhe është në përgatitje të konkurseve për zgjedhjen e Drejtorëve të QKKDM, si dhe marrëveshjeve me shtetet respektive ku janë të vendosura këto qendra.

Qendrat Kulturore janë dizajnuar që të jenë urë lidhëse mes bashkatdhetarëve tanë dhe Qeverisë së Kosovës, në shërbim të mërgimtarëve ku kultivohet kultura, identiteti dhe gjuha shqipe, dhe nuk janë hapur për favorizim të askujt, prandaj është jo produktive dhe nuk i ndihmon integrimit të diasporës tanë, plasimi i informatave të gabuara me apo pa qëllim”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-ministria-e-diaspores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala