Reagon Lunacek: Refuzimi i Kosovës në UNESCO është fyerje për ambiciet e saj

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek ka reaguar lidhur me refuzimin e Kosovës në UNESCO.
Sot është votuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa vetëm për 3 vota Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë e kësaj agjencie, transmeton lajmi.net

Lidhur me refuzimin e Kosovës ka reaguar nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Ajo ka thënë se ky refuzim që i është bërë Kosovës sot në UNESCO është një fyerje për ambiciet që ka Kosova për integrimet në organizatat ndërkombëtare.

“Refuzimi i ngushtë (për 3 vota) i Kosovës në UNESCO është një fyerje për ambiciet që ka Kosova për integrimet në organizata”, ka shkruar Lunacek në Twitter.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-lunacek-refuzimi-i-kosoves-ne-unesco-eshte-fyerje-per-ambiciet-e-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala