Reagon Lumir Abdixhiku për rastin Haradinaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Përmes një shkrimi në faqen personale, Lumir Abdixhiku, ka regaur rreth arrestimit të Ramush Haradinaj në Slloveni.

 

Reagimi i tij  është ky:

Rasti i Sllovenisë është produkt tipik i neglizhencës dhe harresës që Kosova ka ndërtuar me jashtë tash e gjashtëmbëdhjetë vjet rresht. Të zënë e të dhënë mbas banesave, zaptimeve, tenderëve, mashtrimeve, lukseve, mëditjeve, drekave e darkave – madje dhe selfieve me ta, ne kemi qëndruar indiferentë përballë angazhimit insistues të Serbisë kundër nesh – deri sa u ndërruan rolet një ditë; agresori u bë persekutues, e viktima i persekutuar.

Kështu, përkundër të gjitha gjasave, një shtet i bombarduar nga i gjithë civilizimi perëndimor, i përlyer me ditët më johumane të mundshme të historisë moderne, me vrasje fëmijësh, grash e pleqsh gjithandej, me brutalitet në mendje dhe kurrë me pendesë, për pak vjet ka arritur të ndryshojë gjithçka, ka arritur të ngre një perde jokredibiliteti për ne gjithandej. Ne në mbrojtje, ata në sulm – sërish, si gjithherë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-lumir-abdixhiku-per-rastin-haradinaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala