Reagon Limaj: Nuk është e vërtetë që kemi marrë vendim për të bllokuar Kuvendin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas lajmit se ai ka iniciuar bllokimin e parlamentit në ditën kur do të hidhet në votim Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se ky lajm është i pavërtetë.

Lexojeni të plotë reagimin e Limajt:

Dua të njoftojë opinionin publik se lajmi i publikuar nga RTV Dukagjini se gjoja në takimin e mbrëmshëm më liderët e tjerë të opozitës unë kam propozuar dhe opozita ka vendosur për një plan për bllokim të Kuvendit, është lajm i pavërtetë.

Qëndrimi im dhe i NISMA për Kosovën dihet dhe është shumë i qartë.

Natyrshëm sikurse më parë edhe tash, ne si opozitë vazhdojmë me takimet për koordinim të aktiviteteve tona politike, por dua të sqaroj opinioni se as nuk kam propozuar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë plan në takimin e mbrëmshëm që kemi pasur me liderët e opozitës, thjesht në takimin e mbrëmshëm kemi biseduar për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-limaj-nuk-eshte-e-vertete-qe-kemi-marre-vendim-per-te-bllokuar-kuvendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala