Reagon Kusari -Lila pasi i digjet makina Valon Llukës

Autori:Gazeta Fjala

Valon Lluka, bashkëpunëtor i afërt i Behgjet Pacollit në Komunën e Gjakovës, si dhe njeri i afërt me kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari –Lila, ka mbetur pa makinën e tij Audi.

Kjo për shkak se mbrëmë, rreth orës dy pasmesnate, i është djegur e njëjta.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe vet Kusari –Lila, e cila thotë se këto veprime do të zgjasin deri në momentin kur shteti të vendos të merret seriozisht me ta.

““Burrnia” e hienave të natës të cilët identifikohen me sulme prapa shpine, me hedhje të fshehta të bombave, me kërcënime kriminale dhe djegie të makinave zgjat deri te momenti kur shteti vendos seriozisht të merret me ta apo vetëm kur një polic me fletëarrest do të ju troket në derë apo në lokal ku i ziejnë idetë kriminale”, ka thënë Kusari Lila, raporton Koha.net.

Ajo thotë se më nuk është as rastësi dhe as e falshme të deklarohet se “as pas sulmit të katërt kundër individëve të afërt me mua, nuk ka rezultat, nuk ka të dyshuar dhe nuk ka zbardhje të atyre që fshihen prapa këtyre akteve”.

Për dorasit dhe porositësit, Kusari-Lila tha se e ka vetëm një mesazh:

“Frikacak, burreca dhe të ligë, ju do të vazhdoni të identifikoheni me shkatërrimin, krimin dhe errësirën, ndërsa mos harroni se duhet vetëm një qiri të largojë errësirën”.

“Në Gjakovë shumë drita janë ndezur e shumë tjera do të vazhdojnë të ndizen deri sa ju lakuriqët e natës të mos keni vend aty më”, përfundoi kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohet Valon Lluka. Më herët atij i kishin vënë një bombë tek shtëpia e tij, të cilën policia kishte arritur ta tërhiqte me sukses.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-kusari-lila-pasi-i-digjet-makina-valon-llukes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala