Reagon kisha ortodokse për tekstin se shqiptarët janë autokton

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Serbi ka plasur sherri mes historianëve, kishës dhe ministrisë së Arsimit, lidhur me tekstin e librit të historisë për klasën e gjashtë në këtë shtet, ku thuhet se serbët e kanë marr Kosovën nga shqiptarët.

Për këtë ka reaguar kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, i cila ka kërkuar që kjo të ndryshohet menjëherë.

Bëhet fjalë për tekstin, autor i së cilit është historiani Rade Mihaljçiq, ku shkruhet se shqiptarët janë autokton në Ballkan, të cilëve serbët u kanë marr toka, traditat dhe kulturën.

Aleksandar Marinkoviq këshilltar në Institutin për Avancimin e Arsimit në Serbi, ka thënë për mediat serbe se kritika për histori ka pasur edhe vitin e kaluar nga patriarku Irinej.

“Vitin e kaluar ka reagur patriarku Irinej, duke kërkuar që të ndryshohen disa gjëra, në mesin e të cilave edhe ky tekst. Menjëherë pas kësaj, ne e kemi formuar një komision”, thotë Marinkoviq, transmeton lajmi.net.

Por, redaktori i librave shkollorë, Neobojsha Jovaniviq, ka një përgjigje shkencore lidhur me këtë çështje.

“Pa marr parasysh raportet tona me shqiptarët, ata janë një komb i veçantë, kanë kulturën e tyre, traditën dhe historinë. Dhe kjo nuk duhet të përfshihet në politika ditore të dikujt”, ka thënë Jovanoviq, redaktor i Institutit. /lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-kisha-ortodokse-per-tekstin-se-shqiptaret-jane-autokton/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala