Reagon Këshilli Drejtues: Ja pse e shkarkuam Rektorin Ramadan Zejnullahu!

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka lëshuar një deklaratë për opinion, ku ka sqaruar arsyet se përse e ka shkarkuar rektorin Ramadan Zejnullahu.

Në këtë sqarim me të cilin i janë drejtuar opinionit publik, anëtarët e KD-së theksojnë se një nga arsyet kryesore që e ka detyruar KD-në që ta marrë këtë vendim, ka të bëjë me shkeljet e shumta ligjore dhe me shkeljen e statutit të UP-së nga ana e ish-rektorit.

Arsye tjetër që KD thekson se ka bërë që të marrin vendim për shkarkimin e Ramadan Zejnullahut është keqmenaxhimi i universitetit më të madh publik në vend, bllokimi i punës së Senatit, dëmtimin e buxhetit nga vendimet gjyqësore…

Këshilli Drejtues shkarkimin e kryesues Shefkije Islami nga ana e Arsim Bajramit, e vlerëson si ndërhyrje të rëndë në autonominë e Universitetit.

Lexojeni të plotë sqarimin e KD-së:

Deklaratë për opinion

Anëtarët e Këshillit drejtues nga radhët e Senatit të UP i drejtohen opinionit publik:

Jemi të shqetësuar me të gjitha ndërhyrjet në punën e pavarur dhe vendimarrjen e organeve të Universitetit të Prishtinës në këtë rast Këshillit Drejtues dhe Senatit lidhur me vendimin për shkarkimin e Rektorit.

Vlerësojmë punën e bërë nga Rektori Ramadan Zejnullahu prej ardhjes së tij e deri në momentin kur ai filloi të shkel ligjin dhe të dal mbi ligjin në emër të “reformës”. Mbështetje për reforma e kemi dhënë të gjithë, por shkeljet statutare dhe ligjore nuk i tolerohen askujt sado që mëshefet mbas maksimës “reformë”. Shkeljet e Statutit i dëshojmë shumë raste të humbura nga Rektori dhe UP-s në inspektoratet, respektive dhe gjykatat për vendimet të pabazuara ligjore e që tashmë janë bërë publike.

Shkarkimi i rektorit Zejnullahu është rrjedhojë e situatës së krijuar me keqmenaxhim e UP-s, bllokimin e Senatit, shkeljet e Statutit, shkeljen e Rregullore së punës së Senatit, dëmtimin e buxhetit me vendim gjyqësore, përdorimin e fjalorit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj stafit akademik, adminsitrativ dhe të universitetit. Kërkesa për shkarkim është inicuar me kërkesë të 2/3 të senatorëve, është bërë në përputhje të plotë me nenin 31 Pikën 2 të Statutit të UP-s dhe Rregulloren e punës së KD-s. Kulminacioni u arrit në seancën dëgjimore të KD me Senatin senatorët argumentuan qëndrimet dhe nuk kishte asnjë përkrahës senator për rektorin dhe menaxhimin e tij. Me Statutin e UP-s janë vetëm Senati dhe KD-s që me votim të fshehtë e emërojnë dhe shkarkojnë rektorin, prandaj deri në këtë pikë vendimi i KD-s ka respektuar dispozitat statutare.

Dënojmë ndërhyrjet brutale në autonominë e UP-s sidomos ndërhyrja direkte e Ministrit me të cilën shkelet neni 6 i Statutit të UP-s që thotë: “universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë…”neni 10 i Statutit që thotë ”universiteti gëzon autonominë dhe lirine e mësimdhënies akdemike dhe shkencore…” dhe Ligji për arsimit të lartë neni 13, që garanton autonominë e universiteteve publike si dhe etiketimet nga të gjitha palët: parti politike nga pozita e opozita, media, shoqëri civile në drejtim të UP-s, KD-s dhe anëtarëve të tij për një vendim të marrë bazuar në argumente konkrete dhe në procedura ligjore e transparente pas shterrjes së të gjitha mundësive për gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e Senatit të UP-s.

Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme në një shoqëri demokratike që po synojmë shkarkimi nga Ministri i MASHT i znj. Shefkije Islamaj vetëm pse respekton të drejtën dhe autonominë e votimit dhe Statutin e UP që ia siguron Rregullorja e punës së KD-s. Është shqetësuese paraqitja e Ministrit në Interaktiv, ndërhyrje e tillë që nga paslufta nuk ka ekzistu përmes shkarkimit të kryetares, ndikimit në votim aq më shumë kur bën thirrjepalës-rektorit të bëj ankesë me çka shkel parimin e barabarsisë së palëve para ligjit, shkelur ligjin e procedures administrative sepse ky ligj garanton të drejtën e barabartë të palëve në procedur si KD-s, Senatit dhe Rektorit. Me këtë ndërhyrje Ministri që do të vendos vet për ankesën qysh më pare e paragjykon vendimin dhe shkel dispozitat ligjore.

Një rektor pavarësisht qëllimeve qofshin edhe qëllim-mira, nuk mund ta bllokoj institucionin kryesor vendimmarrës për çështje akademike që është Senati, dhe atë në kundërshtim të plotë me Rregulloren e punës së Senatit e të cilën rektori e ka nënshkruar. Rektori me Statut është menaxher që zbaton vendimet që mirren nga strukturat vendimarrëse: Senati dhe KD dhe ai nuk mund të dal mbi to siç bëri në shumë raste z. Zejnullahu.

Reformat për ngritjen e cilësisë në UP kanë filluar dhe si profesor por edhe anëtar të zgjedhur të KD-s do punojmë fuqishëm që të ecin tutje. Ato nuk i ka filluar një njeri në një ditë të caktuar dhe as do të ndalen sepse ecin me kohën.

Kërkojmë nga MASHT që të mos ndërhyj në punët e UP dhe sipas Statutit të emërohet ushtruesi i detyrës së rektorit i cili do e përgatit UP për zgjedhjet e përgjithshme që janë në prag.(sic)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-keshilli-drejtues-ja-pse-e-shkarkuam-rektorin-ramadan-zejnullahu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala