Reagon Kadri Veseli

Autori:Zekirja Shabani

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësimin e institucionit që drejton për ngjarjet e sotme në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë, dhe pikëllimin për humbjen e jetëve njerëzore në këtë ngjarje.

“Ne, besojmë se institucionet e shtetit maqedon e kanë gjithë vullnetin dhe kapacitetet që problemet politike dhe tensionet eventuale etnike të trajtohen me maturi dhe mjete demokratike”, ka shkruar Veseli.

Për Veselin, dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë dhe për askënd.

“Ne, besojmë gjithashtu se faktori politik shqiptar në Maqedoni është në nivelin e përfaqësimit adekuat të brengave dhe interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe do të gjejë rrugët për tejkalimin e situatave të ngjashme me racionaltet e pjekuri politike”, ka shkruar ai.

“Paqja dhe fqinjësia e mirë janë interes vital i të gjithë shqiptarëve në rajon”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-kadri-veseli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala