Reagon Isa Mustafa: Kritikon gazetarët, e mbron djalin

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas shkrimit të medieve që djali i tij, Besniku ka fituar një tender për ta servisuar një veturë të Qeverisë në vlerë prej 2 mijë e 900 euro.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk sheh asgjë të keqe që një automjet të rregullohet në një servisë të autorizuar, por e keqja sipas tij qëndron në tendencën e gazetarëve për t’i paraqitur gjërat si skandaloze, transmeton Gazeta Fjala.


Ja postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Po lexoj se nje makine BMW, qenka servisuar nje nje servis qe e menaxhon djali im Besniku, nje vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur per kete, por nuk shoh asgje te keqe qe automjeti te servisohet ne nje servis te autorizuar. Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk eshte lajm nese disa mjeshter punojne dhe e rregullojne nje makine. Lajm i keq per neve eshte etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojne”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-isa-mustafa-kritikon-gazetaret-e-mbron-djalin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala