Reagon Haradinaj pas përplasjes më Sigurimin e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjithmonë ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë procedurat e Kuvendit. Kurse hyrjen e sotme të dhunshme në Kuvend e ka arsyetuar me pengimin që u është bërë për futjen e peticionit me 200 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës.

“Unë gjithmonë kam respektuar Kuvendin dhe procedurat e tij, edhe në të kaluarën, edhe tani, por edhe në të ardhmen do të veproj njëlloj”, thuhet në deklaratëne Haradinajt.

“Sot kam shprehur pakënaqësinë time të thellë dhe kundërshtimin tim, që të pengohet futja në Kuvend të Peticionit ku kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë e votues të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar që të hyjë dhe të dëgjohet në Kuvend”, tha Haradinaj.

“Ata që provojnë ta pengojnë një gjë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e as me jetën parlamentare. Unë jam i zgjedhur i popullit dhe gjithmonë do ta mbrojë zërin e tij!”, ka thënë Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-haradinaj-pas-perplasjes-me-sigurimin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala