Reagon BIK-u: Të zbardhet sa më parë rasti i djegies së pronës në Llapushnik

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë dites mediat kanë raportuar se në Llapushnik të Drenasit ishte djegur një pronë e një banori, për të cilin ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, duke thënë se janë të shqetësuar për këtë rast.
Në një komunikatë për media, ata kanë kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt të zbardhet rasti i djegies së pronës të pronarit në Llapushnik.
“Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente”, thuhet në reagimin e BIK-ut, transmeton Indeksonline.
Ata kanë thënë se populli shqiptar dhe Bashkësitë fetare kanë qenë gjithmonë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar.
“Populli ynë dhe Bashkësisë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazërorë. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen”, përfundon reagimin e tyre BIK-u

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-bik-u-te-zbardhet-sa-me-pare-rasti-i-djegies-se-prones-ne-llapushnik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala