Reagon ashpër ndaj Klosit edhe Armend Zemaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka akuzuar ish-Shefin e SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, se kishte marrë udhëzime nga anëtarët e LPK’së për të vepruar ndaj patriotëve të Kosovës.

Zemaj e ka akuzuar Klosin se kishte mision pengimin e përfshirjes së ushtarakëve në grupet e organizuara në terren. Sipas Zemajt, Klosi kishte për qëllim pengimin e UÇK’së të bëhej ushtri. Reagimi i Zemajt vjen pas deklaratave të Fatos Klosit për Ahmet Krasniqin dhe FARK’un. Zemaj është nip i njërit prej komandantëve të FARK-ut, Tahir Zemajt, i vrarë pas luftës.

Fatos Klosi ka bërë disa akuza të rënda në adresë të oficerëve FARK-ut të Bujar Bukoshit që rrinin në Tiranë. Klosi ka folur edhe për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit duke thënë se SHIK se ka vrarë atë por se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.

Reagimi i plotë

Për merakun e Serbise kontrollohet banesa e Ahmet Krasniqit, kështu deklaron kryespiuni i SHIK-ut Fatos Klosi..

SHIK-u i Fatos Klosit kishte marre udhëzimet për të vepruar ndaj patriotëve që ishin pengesë për lepuroshet e LPK-së.

Angazhimi i Klosit me shokë ishte që UÇK mos të bëhej ushtri e rregullt.Të mos lejohej armatimi modern dhe ai i rëndë për njësitë e rregullta të UÇK-së. Të mos lejoj kyqjen e ushtarakëve dhe grupeve të organizuara në terren. Kjo interviste e sontme e shefit të SHIK-ut ma kujtoj një intervistë të Sabri Godos,që dikur ishte ushtar komuniste i LDB!

-Gazetari: “A keni luftuar kundër armikut?

-Godo: Rrallë kemi bërë ndonjë aksion nga largësia. Armikut i shkonim prapa, sepse ndeshjen me te nuk mund ta përballonim.

-Gazetari: “A keni luftuar kundër “Ballit Kombëtar”?

-Godo: Po, ajo ka qenë tamam luftë, i vrisnim kudo që mundnim. Bilëz, jo vetëm ata që i kishim kundërshtarë të hapur, por i vrisnim edhe ata që ishin partizanë, me ne, por që mendonim se një ditë mund të jenë kundër nesh. Por, këta i vrisnim prapa shpine dhe përhapnim lajmin se i vrau armiku.

Ky është soji i Klosit dhe i shokëve të tij të ideologjisë. As mos ta pytesh sepse ky tregon vetë, fytyren e krimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-ashper-ndaj-klosit-edhe-armend-zemaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala