Reagon Arban Abrashi: Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive

Autori:Gazeta Fjala

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i Qeverisë ka reaguar, duke sqaruar se marrëveshjet janë pozitive për Kosovën.

Sipas tij Arban Abrashit, tri marrëveshjet e tjera me rëndësi që u nënshkruan dje, mbeten në hije nga reagimi ndaj Asociacionit.

“Përmes krijimit të panikës dhe frikës, synohet hutimi dhe manipulimi i qytetarëve të vendit. Edhe pse çdo gjë ra nën hijen e Asociacionit, dje kemi hapur rrugën e kodit telefonik, filluam integrimin e rrjetit elektrik në veri dhe largimin e barikadës mbi urën e Ibrit” ka shkruar Abrashi.

Ai tutje ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe do të ketë kompetenca njëlloj si Asociacioni i Komunave të Kosovës, sepse, sipas tij, gjithë funksionimi i këtij Asociacioni rregullohet me ligjet e Kosovës.

Sipas Abrashit, statuti i Asociacionit duhet të kaloj në Qeveri për miratim e gjithashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk mund të fillojë punë paraprakisht.
“Statuti i Asociacionit tek duhet draftuar dhe ai nuk mund të hyjë në fuqi pa miratimin e qeverisë së Kosovës dhe pa e dhënë dritën e gjelbër Gjykata Kushtetuese e Kosovës” ka vazhduar Abrashi./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-arban-abrashi-asociacioni-ska-kompetenca-ekzekutive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala