Reagon Açareva: Dënimi i Sulltanit është krim!

Autori:Zekirja Shabani

Banorët e fshatit Aqarevë, të komunës së Skenderajt, nga ku është edhe Sylejman Selimi, janë indinjuar thellë, lidhur me dënimin që atij i është dhënë dje nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Sips tyre ky është një dënim i pa merituar dhe absurd.

“Komuniteti i këtij fshati , duke e njohur punën dhe sakrificën e z. Selimi, është plotësisht i  bindur në pafajësinë e tij. Ne cilësojmë se ky akt fyen gjithë popullin e Drenicës, fyen luftën çlirimtare, heronjtë, viktimat, të gjallët dhe te vdekurit”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i fshatiti Musli Haxha.

Sipas tij, vendimi që u dha dje nga gjyqtarët e EUELX-it, “e që për bazë kishte deklarimet e disa deshmitarëve kontradiktorë dhe të rremë, nuk mund të akceptohet ndryshe veçse i nxitur dhe i motivuar politikisht”.

“Ne jemi të  bindur se komandanti , njeherësh edhe  bashkëfshatari ynë Sulltani, nuk ka bërë asnjë krim, por prangosja dhe  dënimi i tij është krimi më i madh që është bërë në Kosovën e lirë. Ne presim nga drejtësia kosovare që në instance më të lartë, ta permirësoj këtë pa drejtësi ndaj ish luftetarëve të UÇK-së, ndërsa djemet tanë të kthehen aty ku e kanë vendin, në sherbim te atdhut.  Fshati Aqarevë është me Sulltanin dhe shokët e tij, dhe nuk do të rreshtë së kerkuari drejtësi per ta”, shkruan Haxha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagon-acareva-denimi-i-sulltanit-eshte-krim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala