Reagojnë “Reporterët pa kufij” për largimin nga puna të Arsim Halilit dhe Fadil Hoxhës

Autori:Zekirja Shabani

Reporterët pa Kufij kanë kundërshtuar vendimin e menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës për shkarkimin nga puna të redaktorit të lajmeve Arsim Halilin dhe kryetarin e sindikatës së RTK-së, Fadil Hoxhën.

 

Lexojeni të plotë Reagimin e Reporterëve pa Kufij:

SHQETËSIM RRETH VENDIMIT TË RTK-SË PËR LARGIMIN E DY PUNËTORËVE

Reporterët pa Kufij dënojnë vendimin e drejtorit të përgjithshëm të transmetuesit kryesor radioteleviziv të Kosovës, për të dëbuar redaktorin e dhomës së lajmeve Arsim Halilin dhe kryetarin e sindikatës së RTK-së, Fadil Hoxhën se gjoja paraqesin “kërcënim” për RTK-në dhe kanë shkaktuar “dëme serioze” për imazhin e saj .

Shkarkimet e tyre përkuan me fillimin e një debati parlamentar mbi problemet e menaxhimit në RTK.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala shkarkoi Halilin dhe Hoxhën më 26 mars pasi ata denoncuan rastet e censurës dhe parregullsitë tjera në emër të Sindikatës së RTK-së. Në muajt e fundit, ata kishin bërë thirrje gjithashtu që RTK “`t`i kthehet publikut” dhe të ndalohet ndjekja e agjendave politike.

“Ne fuqimisht shqetësohemi se qëllimi i vetëm i këtyre dy largimeve është për të heshtur kritikat e menaxhimit të RTK-së dhe, në veçanti, kritikën për censurën në transmetuesin publik,”ka thënë drejtori programor i “Reporterëve pa kufij” ,Lucie Morijon.

“Ne i kërkojmë bordit të drejtorëve të RTK-së që të shfuqizojë këto largime. Halili dhe Hoxha tërhoqën vëmendjen për censurë dhe praktika të tjera që meritojnë një hetim të plotë, që do të mund të vie në pikëpyetje të drejtën që Mentor Shala të vazhdojë në pozicionin e tij aktual. Në këtë dritë, arsyet që ai dha për shkarkimet duken të fabrikuara ”

Duke mbrojtur shkarkimet, Shala pohoi se Hoxha përbën “një rrezik potencial për t`i shkaktuar dëme serioze RTK” dhe kishte “shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e përgjegjësisë materiale dhe disiplinore, duke mos përmbushur detyrat e përcaktuara në kontratën e tij të punës.”

Ai gjithashtu akuzoi Hoxhën së përmes deklaratave të pautorizuara publike është “përpjekur për të krijuar një përshtypje negative” të RTK-së dhe “dëmtuar imazhin e RTK-së, i cili përbën një shkelje të rëndë disiplinore”.

Shala akuzoi Halilin për “sulme publike përmes deklaratave të paautorizuara (…) që paraqesin të pavërteta dhe duke shkaktuar dëm në imazhin e RTK-së (…) që shkelin rregullat për përgjegjësitë materiale dhe disiplinore dhe duke injoruar kërkesat me shkrim nga eprori i tij i menjëhershëm.”

Duke këmbëngulur se dy punonjësi në të vërtetë janë përpjekur që të përmirësojnë imazhin e dëmtuar të RTK-s, sindikata ka organizuar deri tani disa protesta për të kërkuar rikthimin e tyre në punë.

Shkarkimet e tyre janë shpallur në ditën që parlamenti kishte filluar debatin për situatën në RTK dhe problemet e menaxhimit të ngritura nga sindikata, e cila kishte kërkuar nga parlamentarët që të këmbëngulin në ndryshimin e menaxhimit.

Dje, Parlamenti miratoi më në fund disa rekomandime, duke përfshirë edhe një kërkesë drejtuar bordit të drejtorëve për të “shqyrtuar” shkarkimin e Halilit dhe të Hoxhës.

Mungesa e pavarësisë

RTK që është transmetuesi më i madh publik i Kosovës që ka buxhet vjetor prej 10 milion eurove, të ndara nga Kuvendi I Kosovës. Gjatë 15 vjetëve të ekzistëncës, RTK-ja ka shmangur në mënyrë të përsëritur mbulimin e problemeve endemike me të cilat ballafaqohet vendi, duke përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin dhe keq-qeverisjen.

Sindikata e cila numëron 400 anëtarë, e që është edhe me e madhja e transmetuesit publik, ka kërkuar nga parlamenti që ta hetojë keqmenaxhimin në RTK në vitet e fundit pasi që bordi doli me shifra kontradiktore në lidhje me të hyrat dhe borxhet e ku ka diskrapancë në mes të 3 dhe 5 milion eurove. Hoxha madje ka pasur paraqitje edhe para deputeteve në lidhje e këto shqetësime.

Halili I cili është edhe nënkryetar I sindikatës, ishte njëri nga 12 redaktorët të cilët në fillim të muajit Mars publikisht kritikuan kryeredaktorin e RTK-s dhe zëvendësin e tij duke i akuzuar se bëjnë presione politike ndaj kolegëve. Ripërtrirja e kontratave të tyre muajin e kaluar shkaktoi valën e protestave Brenda RTK-së, ku si rezultat bordi shfuqizoi vendimin për riemërimin e tyre.

Kosova renditet e 87 nga 180 vende,në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin 2015.

04 prill 2015

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagojne-reporteret-pa-kufij-per-largimin-nga-puna-te-arsim-halilit-dhe-fadil-hoxhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala