Reagim i VV-së:

Autori:Avdyl Pajaziti

Në protestën tonë të organizuar për sot ne i kemi dhënë ultimatum Isa Mustafës që brenda 48 orëve, pra deri në ora 16 të së hënës ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike, për të cilën vendimet i merr Kuvendi i Republikës së Kosovës. Me këtë ultimatum ka përfunduar protesta e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Thirrjet e Nënave.
Ato që kanë ndodhur jashtë marshit dhe skenarit për të cilin ishim dakorduar nuk janë pjesë e protestës. Një grup i vogël njerëzish në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Po ashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh.
Gjithashtu, duam të potencojmë që dy protestuesit e arrestuar nga Policia e Kosovës nuk janë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/reagim-i-vv-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala