Raundi i ri bisedimeve në fund të janarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Brukseli ka konfirmuar se nga fundi i janarit do të mbahet raundi i radhës i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë, përgatitjet për të cilin po rrjedhin.

“Raundi i ri i dialogut do të mbahet në fund të janarit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër”, i ka deklaruar agjencisë beogradase Tanjug Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherinit.

Kocijançiç ka shtuar se momentalisht po punohet për rendin e ditës të këtij takimi, por nuk ka mundur të tregojë detaje rreth përgatitjeve dhe temave që do të bisedohen në takim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/raundi-i-ri-bisedimeve-ne-fund-te-janarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala