Rasic: Nuk do të votojmë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i listës serbe në Kuvendin e Kosovës Nenad Rasic tha se lista sërbe nuk do të voton për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Besoj se FAK-u nuk do te ishte ne interesin e serbeve te Kosovës,dhe për momentin nuk është skenar i listës serbe votimi i FAK-ut”thot Rasic.

Sipas depututetit Rasic formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe më shumë është çështje politike sesa ndikon në jetën e serbëve në Kosovë.

“Statuti i ASK-së nuk do ti kënaq interesat e serbëve te Kosovës,por do të jetë storie e suksesit të madh i politikës së Beogradit karrshi Kosovës”thot Rasic.

Rasic nuk ka shpresë që në zgjedhjet e ardhëshme lista sërbe të jetë unike.

“Gjasta janë te vogla që në zgjedhjet e ardhshme lista serbe te shkojë në zgjedhje me një listë të përbashkët”shprehet deputeti Rasic.

Nenad Rasic është kryetar i PDS-së(Partia Demokratike Progresive),ai në ekzekutivet e më hershme kishte udhëhequr me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për dy mandate, ndërsa në shtator të 2015 i ishte bashkuar grupit parlamentar të listës sërbe

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rasic-nuk-do-te-votojme-per-formimin-e-ushtrise-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala