Rashiq: Marrëveshja për AKS-në ka shumë paqartësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Partisë Për Progres Demokratik (PDS), Nenad Rashiq në emisionin “Info- Box” të Tv Dukagjini, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, në mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka shumë paqartësi.

Ai ka theksuar se problematik paraqitet fakti se në marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk janë përfaqësuar serbët e Kosovës, por se sipas tij, marrëveshjet janë nënshkruar në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Disa pika të marrëveshjes kanë me dykuptime dhe kështu të dyja palët që kanë qenë pjesë e dialogut po e shpallin nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin si fitore të tyre”, ka shtuar Rashiq.

Sipas tij, janë të ekzagjeruara deklaratat se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një Republikë ‘Serbska e dytë’, duke shtuar se ajo që do të ndodhë është se do të kenë kontroll të dyfishtë ndaj komunave me shumicë serbe, do të ketë kontroll nga Këshilli i Asociacionit dhe nga Beogradi zyrtar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rashiq-marreveshja-per-aks-ne-ka-shume-paqartesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala