Raportuesi i Këshillit të Europës për Kosovën qëndron nesër në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Agustin Conde do të vizitojë nesër Kosovën.

Siç ka njoftuar Kuvendi I Kosovës, ai do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Conde ishte kritikuar në vazhdimësi për faktin se prej marrjes së detyrës, nuk e kishte vizituar ende Kosovën.

Nënkryetari I Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kishte kritikuar mosvizitën e Condes në Kosovë ndërkohë që po të njëjtën kritikë, e kisdhe dhënë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, që njëherit është edhe zv.presidente e Asamblesë së Përgjitshme të Këshillit të Europës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/raportuesi-i-keshillit-te-europes-per-kosoven-qendron-neser-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala