Raportohet se është vrarë një komandant i al-Kaidës në Siri

Autori:Gazeta Fjala

Raportohet se nga një sulm ajror në Siri është vrarë një komandant i lartë i al-Kaidës dhe dy luftëtarë të tjerë.
Por, nuk është menjëherë e qartë se kush e kishte ndërmarrë këtë sulm ajror: koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara apo Rusia.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se komandanti, Abdul Mohsen Abdallah Ibrahim al-Charekh, ishte vrarë më 15 tetor afër qytetit verior Dana në Siri.

Ky person është shtetas i Arabisë Saudite dhe është i njohur edhe me emrin, Sanafi al-Nasr.

Militantët islamikë në mediat sociale thanë se sulmi është kryer nga një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuaara.

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se në shënjestër të një sulmi me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara ishte ky komandant i al-Kadiës, por tha se forcat amerikane ende po presin për konfirmim se al-Charekh është vrarë./REL

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/raportohet-se-eshte-vrare-nje-komandant-i-al-kaides-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala