Raportimi problematik i Hikmete Bajramit

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Hikmete Bajrami do të ketë goxha punë sot në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Ajo do të raportojë për disa çështje para komisionit. Mungesa e investimeve të huaja dhe ambienti i keq për investime do të jetë pika e parë e raportimit të saj. Gazeta Fjala merr vesh se nga Bajrami do të kërkohet urgjentisht përmirësimi i klimës që vendi të merr hov të zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu ministres Hikmete Bajrami do ti kërkohet llogari madje me shkrim lidhur me për tregun e naftës dhe derivatet e saja, strukturën e çmimit, lëvizjen e çmimit dhe sigurimin e cilësisë. Gazeta Fjala merr vesh se deputetët të shtyrë edhe nga grupe të interesit, konkretisht nga naftëtarët do të kërkojnë me ngulm krijimin e rregullatorit të naftës.
Gjithashtu gazeta merr vesh sa i përket cilësisë së naftës ministria ka përgaditutur një raport me analiza për dhjetëra mostra të marra nga pompat e shitjes, mirëpo gjithashtu merret vesh se rezultatet e tyre nuk janë aspak të sakta në mungesë të kohës së mjaftueshme për analizimin e tyre.