Raporti i CIA’s: A financohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës me para të drogës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një raport i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës(CIA), menjëherë pas përfundimit të luftës(viti 2000), jep detaje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe financimin e saj, përfshirjen në aktivitete terroriste ose rreth pohime për financim me mjete nga kontrabanda me narkotikë.

Raporti është aktualizuar pas një shkrimi të Politico.eu, nga gazetari Chuck Sudetic, i cili akuzon krerët e UÇK’së ose më saktësisht Hashim Thaçi për përfshirje në aktivitete ilegale siç është kontrabanda me drogë.

Ndaj shkrimit ka reaguar kongresmeni Eliot Engel i cili ka cituar raportin në fjalë të CIA, i cili hedh poshtë pohimet se UCK është financuar me fonde që origjinën e kanë nga kontrabanda me drogë.

CIA kishte raportuar për këto çështje në një komitet të Kongresit Amerikan me kërkesë të Kongresmemit Engel.

“Lidershipi i UÇK duket se nuk është i përfshirë në veprime narkotike për të mbështetur aktivitetet gjatë luftës. Raportimet e medieve, me një shkallë të ndryshme të besueshmërisë, tregojnë se disa anëtarë të ish-UÇK’së janë të involvuar në kontrabandë me narkotikë, por ne (CIA), nuk kemi informacione për shkallën e këtyre aktiviteteve” thuhet në raport.

Në pyetjen se a është përfshirë UÇK në aktivitete terroriste, CIA është përgjigjur negativisht,

“ UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste- që definohen si dhunë e paramenduar e motivuar politikisht e destinuar ndaj caqeve që nuk janë të përfshira në luftime” thekson raporti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/raporti-i-cias-a-financohej-ushtria-clirimtare-e-kosoves-me-para-te-droges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala