Ranillugu zëvendësoi “Slobodan Milosheviqin” me “Nënë Jevrosimën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi Komunal i Ranillugut ka marrë vendim që të heqë emërtimin e rrugës “Slobodan Milosheviq”.

Emri i ish-liderit serb i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në periudhën 1998-1999 është zëvendësuar me “Nënën Jevrosima”, një figurë religjionit ortodoks.

Këto ndryshime kanë ardhur pas reagimit të institucione vendore dhe ndërkombëtare të cilat kishin vlerësuar se vendosja e një tabele me emrin e diktatorit serb ishte i papranueshëm.
Për emrin e ri të rrugës është prononcuar shkurt për gazetën Sasha Aleksiq, kryesues i Kuvendit Komunal të Ranillugut. Ai ka thënë se në mbledhjen e Kuvendit Komunal kanë bërë ndryshimet e nevojshme që janë kërkuar nga institucionet e nivelit qendror.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ranillugu-zevendesoi-slobodan-milosheviqin-me-nene-jevrosimen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala