Ramushi flladitet në Dhërmi (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

E kanë parë të veshur me uniformë, e kanë parë të akuzuar për krime lufte në Hagë e kanë parë të beteja politike dhe në mitingje, por pak kush ka arritur ta shohë ish kryeministrin e kosovës Ramush Haradinajn, me rrobabanje në plazhë.

E ka bërë paparazzi lapsi.al ynë në bregdetin e Dhërmiut ku lideri i AAK-së ka kaluar disa ditë pushimesh me bashkëshorten Anita dhe me fëmijët.

Por ajo që ka rënë në sy është fakti se njeriu që e imagjinojmë ende me kallashnikov në dorë di të jetë një baba i kujdeshshëm (fotot me vajzën në det) e madje edhe një bashkëshort delikat.

Syri i lapsit e ka kapur duke lyer kohë pas kohe me krem antidiell gruan e tij dhe duke e masazhuar atë nga qafa tek shputat e këmbëve. Ky është pra komandanti ashtu sikurse nuk e keni imagjinuar. /lapsi.al

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramushi-flladitet-ne-dhermi-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala