Ramush Haradinaj shpalos lidhjet me të vrarët e Kumanovës [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Me refuzimin e Gjykatës Speciale, ne nuk po bëjmë ofertë OKB’s e armiqve tanë atje, por po refuzojmë me nxjerrë jashtë funksionit rendin kushtetues te shtetit.Kjo Gjykatë, kështu si po vjen, në të ardhmen ka me u bë pengesë për zhvillimin e sovranitetit të vendit tonë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në Emisionin “Forum” në Rrukom.

Haradinaj po ashtu ka pranuar se i ka njohur e respektuar disa prej kosovarëve që humben jetën ne konfliktin e armatosur muajin e kaluar në Kumanovë. Por ai thotë se me Kumanovën qeveria maqedonase synonte me mbajt pushtetin.

Por cilat ishin lidhjet e Haradinajt me ata që u vranë në Kumanovë.

Kryetari i AAK’së flet edhe për zgjedhjet e mbrëmshme te partisë së tij. Ai pret që ne Kuvendin e 2 Korrikut me pas edhe kundërkandidat. Madje, ai thotë se ka shumë njerëz në AAK që munden ta drejtojnë këtë parti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramush-haradinaj-shpalos-lidhjet-me-te-vraret-e-kumanoves-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala