Ramush Haradinaj: Mustafa e Thaçi janë tyxharë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ramush Haradinaj u ka dhënë sërish epitete Kryeministrave të Ko0sovës, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Haradinaj ka thënë se Mustafa e Thaçi janë tyxharë duke u bazuar në vendimet që marrin.

“Janë tyxharë. Vetëm shikojini se si i marrin vendimet. Asnjë vendim nuk e mendojnë”, ka thënë Haradinaj, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore brenda AAK’së.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se në këtë ditë duhet kujtuar dhe përulur para gjithë atyre njerëzve që kanë qenë në shërbim të vendit dhe janë flijuar për lirinë tonë, duke përmendur këtu dëshmorët, martirët, heronjtë të cilët përmes veprave të tyre kanë mbetur në kujtesën tonë.

 

“ Zotni Hashim Thaçi PDK-ja ka përgjegjësi pse është Kosova kështu sot, nuk e them këtë pse mendoj diçka të keqe për të dhe për PDK- në por kanë përgjegjësi pse është Kosova kështu. A munden ata me ndryshu që me u ndryshu gjendja, mujnë në rast se e kuptojnë se e kanë prish deri sa nuk e marrin vesh që e kanë prish Kosovën deri në një masë të madhe nuk kanë qysh me ndihmu se nuk e kanë marrë vesh që e kanë prish, nuk e dinë që e kanë prish, ndoshta kujtojnë që mirë e kanë ba, ndoshta mendojnë se ne jemi gabim”, tha ai.

Por ai ka thënë se duhet gjetur mënyrën se si të dilet nga kjo gjendje për të ecur përpara.

 

“ E sot jemi bashkuar këtu për me e vendos më tutje çka duam prej vetës, çka duam me bo me vetën, e pse nëse pajtohemi që në Kosovë nuk jemi mirë, nëse pajtohemi që Kosova nuk është mirë, atëherë a mundet mu bo mirë si mundet mu bo, kush mundet ta bëjë, pra ky është vendimi që na duhet me marrë, kjo është ajo me çka na duhet me u preokupu, me mendu dhe për këta këtu jemi sot”, tha ai.

Ndryshe, AAK-ja është partia e katërt në Kuvend për nga numri i deputetëve dhe pritet që deri në qershor të bëhet me kryetar të ri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramush-haradinaj-mustafa-e-thaci-jane-tyxhare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala