Ramadan Muja në rigjykim

Autori:Gazeta Fjala

Rasti i kryetarit të Prizrenit Rmadan Muja, do të kthehet në rigjykim. Këtë informatë e ka konfirmuar Gjykata e Apelit e Kosovës  përmes një komunikate.

Ja komunikata e kësaj gjykate:

“Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar ankesat e parashtruara nga avokatet mbrojtës në çështjen penale ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe të pandehurve të tjerë të këtij rasti, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren P.nr.171/2013, të lëshuar me 13 mars 2014.

Kolegji vendosi që i njëjti të anulohet, dhe çështja t’i kthehet gjykatës se shkallës se parë për rigjykim.

Apeli gjen se aktgjykimi në fjalë përmban shkelje esenciale te nenit 384, paragrafi 1.12 lidhur me nenin 370 paragrafi 6,7 dhe 8 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës, prandaj si i tillë është i paqëndrueshëm ligjërisht dhe është dashur të anulohet.

Seanca e kolegjit në këtë rast është mbajtur me 09.06.2015, ndërsa seanca për këshillim dhe votim me 22.07.2015.

“Koha Ditore” shkruan sot, ndërsa mediet elektronike të Grupit Koha raportuan mbrëmë për vendimin e kësaj gjykate rreth Rastit Muja.”/ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramadan-muja-ne-rigjykim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala