Ramadan Muja merr urime me rastin e një vjetorit të dënimit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Grupi i qytetarëve aktiv “Për Prizrenin” ka uruar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, për një vjetorin e dënimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Sot, më 13 mars 2015 bëhet 1 vit prej se Prizreni udhëhiqet nga një njeri i dënuar nga gjykata, per shpërdorim të detyrës zyrtare”,kanë thënë përfaqësuesit “Për Prizrenin”.

“Edhe një vit pas, qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të mbeten peng të procesit gjyqësor të Ramadan Mujës, kjo edhe për shkak të zvarritjes së lëndës dhe papërgjegjësisë së institucioneve të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Eulex-in”.

“Ky rast është dëshmia më e mirë se drejtësia vendore dhe ajo e EULEX-it, punon për interesa politike të grupeve kriminale në pushtet”.

“Qytetarët Aktivë#perprizrenin në mënyrë simbolike ia “urojnë” kryetarit Ramadan Muja, një vjetorin e dënimit, ndersa kërkojnë nga Gjykata e Apelit që të marrë parasysh interesin publik, dhe sa më parë të shqyrtojë lëndën e të dënuarit Muja, sepse qytetarët e Prizrenit nuk duan që të jenë peng të kriminelëve të cilët po vazhdojnë të abuzojnë me institucionet komunale!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramadan-muja-merr-urime-me-rastin-e-nje-vjetorit-te-denimit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala