Ramadan Muja i shpall “luftë” lypsarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i ka shpall “luftë” lypsarëve. Ai ka kërkuar nga policia që të marrin aksion për largimin e lypsarëve nga Prizreni.

“Prania e lypsarëve në qendër të Prizrenit, mund të ndikojë në interesimin e vizitorëve, pasi që ndodhemi në prag të sezonit turistik”, ka thënë Muja.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka thënë ndërkaq se policia është duke i marrë të gjitha masat në largimin e lypsarëve.

“Policia vazhdimisht i ka larguar nga qyteti lypsarët, por numri i tyre është rritur kohën e fundit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, qyteti i Prizrenit është më i frekuentuar nga lypsarët.

“Policia do të marrë aksion sërish për largimin e tyre nga qyteti”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramadan-muja-i-shpall-lufte-lypsareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala