Ramadan Muja blen 10, 000 kilogramë ushqim për peshqit e tij

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, po kultivon një sasi të konsiderueshme të peshqve. Nuk dihet ende në cilën pjesë të komunës i mbanë, por për ta ka porositur 10, 000 kilogramë ushqim.

Isa Osmankaj, zyrtar i prokurimit në këtë komunë, ka konfirmuar se bëhet fjalë për peshqit e kryetarit, por ka hezituar të jap detaje.

“Ty s’të intereson ku janë. Ne kemi hapë tender me ble ushqim për peshq. Nuk është e domosdoshme me ditë”, është shprehur Osmankaj.

Në tenderin e shpallur me procedurë të hapur, kërkohen 10 tonë ushqim për peshk – pesë hurdha nga furnitorët që do të ofrojnë cmimin më të lirë.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ramadan-muja-blen-10-000-kilograme-ushqim-per-peshqit-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala