Rama takim me Donald Tusk në kryeministri

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Takimi ka nisur në orën 10 dhe pas tij Rama e Tusk do të dalin në një konferencë për shtyp.

Pas mbërritjes së tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kreu i KE do të ketë një sërë takimesh, më pas do të vazhdojë turin e tij në Ballkan, me Beogradin, ku do takojë kryeministrin Aleksandër Vuçiç dhe Shkupin, ku do takojë Nikola Gruevskin, shkruan Mapo.

Dje një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e kanë pritur Trusk në aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Tusk, me një postim në ‘Twitter’. Ai pohoi dje se do zhvillonte një vizitë 24 orëshe, gjatë së cilës pritet të takojë kryeministrat e 3 vendeve të Ballkanit.

Temë e takimeve me tre liderët e Ballkanit, sipas Tusk pritet të jenë çështjet e emigracionit në Ballkan dhe BE po ashtu edhe ardhmëria e lëvizjes së lirë në Shengen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-takim-me-donald-tusk-ne-kryeministri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala