Rama: Sot është ditë zie në Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar vrasjen e policit të Forcave Speciale të RENEA-s dhe plagosjen e dy të tjerëve në Llazarat.

Rama gjatë vizitës që u ka bërë në Spitalin e Traumës dy efektivët e Forcave Speciale të RENEA-s, që mbetën të plagosur, ka thënë se sot është ditë zie.

“Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit dhe besoj për për çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajon, që vlerëson shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve. Sot ka zi!”, tha Rama.

Duke u shprehur ngushëllime të afërmve të efektivit të vrarë, kryeministri dënoi disa deklarata, që fajësojnë edhe Policinë e Shtetit.

“Duke u shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve, që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se më duhet të ndjehem vërtet keq, ata që për faqen e tyre të zezë, edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë, edhe duke e fajësuar, jo dhe aq në mënyrë indirekte”, tha Rama.

Top Channel

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-sot-eshte-dite-zie-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala