Rama shkon tek Xhunga, pas pezullimit të Ballës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Edi Rama, që ishte planifikuar të ishte i pranishëm këtë të enjte në emisionin “Top Story”, do të dalë në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës.

“Te henen shqip ne TCH me Rudina Xhungen per reformat e Rilindjes e sfidat e bashkive te reja drejt transformimit te metejshem te Shqiperise”, shkruan Rama në FB.

Emisioni “Top Story” nuk do transmetohet për një kohë të shkurtër, pasi online u publikua një video erotike e gazetarit Sokol Balla.

Ky i fundit tha se ky ishte një sulm kibernetik ndaj tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-shkon-tek-xhunga-pas-pezullimit-te-balles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala