Rama: Nuk ndryshoj qëndrim në lidhje me Kosovën

E keni ndërruar retorikën dhe qëndrimin nga vizita në Beograd duke thënë se mbështetni dialogun, a është ideja e Shqipërisë së Madhe për ju e papranueshme, – ishte një pyetje që iu drejtua Edi Ramës, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ne kemi përkrahur dialogun që po bëjnë Kosova me Serbinë, – u përgjigj fillimisht Rama.
Për ne dialogu ka qenë momenti i një kthese të madhe, sepse ka shënuar fundin e konfliktit.
Edhe në Beograd e kam nënvizuar rëndësinë e dialogut.
Nuk do të ndryshoj qëndrim në lidhje me Kosovën, transmeton Koha.net.
Bindja ime është se njohja e Kosovës do të i bëj mirë dhe Serbisë, nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje sepse ju jeni miq dhe ne i respektojmë miqtë dhe sensibilitetet e tyre.
Sa i përket “Shqipërisë së Madhe” e përsëris pa problem, është një ide që e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve.
Jo ne dhe jo kombi ynë, që nuk synon zmadhime në kurriz të askujt, por synon vetëm vetëvendosje dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Nuk ka projekt të “Shqipërisë së Madhe” në Shqipëri, ka vetëm projekti i bashkimit tonë në rrugën e BE-së, duam Ballkan pa kufi.