Rama: Njohja e Kosovës do të ishte çlirim i madh për Serbinë

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë Kosovë duke theksuar se më këtë do të çlirohej edhe Serbia.

“Ne kemi qenë shumë të qartë në mbështetje të fortë të dialogut. Duhet të ju kujtoj ne kemi pasur edhe një nismë për t’i drejtuar komisionit për çmimin Nobel për ti dhënë çmimin dy liderëve Thaçi e Daçiq.

“Për ne dialogu ka qenë momenti i një kthese të madhe sepse ka shënuar fundin e historisë së konfliktit përfundimisht shpërbërjen e gjithë tymit pas dhe gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë. Asnjëherë nuk o ta ndryshoj bindjen time për Kosovën” ka thënë ai.

“Njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh dhe për ju. Ju këtu jeni në shtëpinë tonë dhe ne respektojmë ndjeshmërinë që keni për këtë çështje andaj nuk do t’i futem më thellë”, ka thënë Rama

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-njohja-e-kosoves-do-te-ishte-clirim-i-madh-per-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala