“Rama ngritë tension mes Shqipërisë dhe Greqisë”

Mediat greke vazhdojnë t’i mëshojnë idesë se deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ishin provokuese si dhe shkak i cenimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pas gazetës greke “Ethnos”, e cila komentoi ditën e djeshme qëndrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e shtesës së ndërtuar pa leje në Kishën e Dhërmiut, sot reagon e përditshmja “Kathimerini”.
Në shkrimin e titulluar “Deklaratat provokuese nga Edi Rama”, sipas “Kathimerini” debati për kishën e Dhërmiut i ka cenuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.
Gazeta greke, thekson se në rritjen e tensioneve rol ka patur kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Komentet e tij në rrjetet sociale i kanë shtuar polemikat”, shkruan gazeta.