Rama në muzeun e Mercedesit, synon t’i bindë për investime

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Muzeun e Merced-Benz në Gjermani, ndërsa nga ky gjigant po synon thithje investimesh.

“Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Duhet kujtuar se “benzi” siç njihet kjo markë gjermane e veturave në Shqipëri është më e preferuara nga shqiptarët atje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-ne-muzeun-e-mercedesit-synon-ti-binde-per-investime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala