Rama: Me fqinjët tanë serbë do të ndjekim planin franko-gjerman

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas takimit të tyre kokë-më-kokë, zhvilluan një konferencë për media, në të cilën Rama tha se e falënderon skajshmërisht Gjermaninë për ndihmën ajo që i ka dhënë si Shqipërisë, ashtu edhe BE-së.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve ju falënderoj për përkrahjen që shteti juaj i jep vendit tonë, por edhe Evropës së bashkuar, si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave që kontinenti ynë ka parë”, ka thënë Rama në konferencën për media bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët tanë serbë përmes planit franko-gjerman”, theksoi Rama.

“Patim një diskutim të shkëlqyer të cilën Merkel na mundësoi të flasim hapur mbi të ardhemen e përbashkët. Ne emër të gjithë shqiptarëve dua tju them një faleminderit që ju dhe Gjermania i jepni Shqipërisë mundësinë të jetë pjesë e një Europe të bashkuar”, shtoi Rama.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-me-fqinjet-tane-serbe-do-te-ndjekim-planin-franko-gjerman/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala