Rama: Kosova do ta ketë mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenj – Shqipërisë dhe SHBA-së

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për media me Sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan.

Veç temave të brendshme, Rama thotë se ka folur edhe për çështjet në rajon, sidomos në shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Rama tha se Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

“Nuk është dialog i lehtë, por është padisukutim e vetmja rrugë drejt suksesit”, theksoi Rama.

Më tej, Rama potencoi edhe njëherë përkrahjen që Kosova ka nga dy aleatët e saj më të mëdhenj, Shqipërinë dhe SHBA-të.

“Kosova do ta ketë mbështetjen e dy aleatëve më të mëdhenj të saj, Shqipërisë dhe Amerikës”, potencoi Rama.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-kosova-do-ta-kete-mbeshtetjen-e-dy-aleateve-me-te-medhenj-shqiperise-dhe-shba-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala