Rama kërkon përforcimin e masave të sigurisë

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, ka komunikuar këtë të shtunë zyrtarisht me ministrat e kabinetit duke u kërkuar që të gjitha institucionet të marrin masa të menjëhershme për të përforcuar nivelin e sigurisë.

Rama ka kërkuar masa shtesë sigurie  në objektet e rëndësisë së veçantë, pikat kufitare, vijën kufitare, repartet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet e grumbullimit të njerëzve, centralet e energjisë elektrike, stacionet e furnizimit me ujë, qendrat e ndërlidhjes telefonike dhe të internetit, stacionet televizive etj.

Gjithashtu, kryeministri ka kërkuar të bëhet kujdes që masat e ndërmarra të mos shqetësojnë ritmin e rrjedhës normale të jetës ekonomike e shoqërore në vend.

Ndërkohë, zv.kryeministri është ngarkuar për koordinimin mes institucioneve si dhe për ndjekjen e zbatimit të masave për përforcimin e sigurisë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-kerkon-perforcimin-e-masave-te-sigurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala