Rama i kërkon Rumanisë ta njoh Kosovën

Gjatë një vizite zyrtare në Rumani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi homologut rumun, Voktor Pontës, të njohë Kosovën si shtet të pavarur: “Kërkesa ime e përsëritur dhe urimi im është që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe t’i japë mundësi Kosovës që të shkojë më tutje në procesin e njohjeve. Kjo është një çështje e përbashkët e sigurisë në hapësirën tonë të përbashkët në rajon dhe Evropë”, kërkoi kryeministri shqiptar.
Nga ana e tij, kryeministri rumun, mbështeti procesin e integrimit evropian të Shqipërisë: “Dëshiroj që Rumania të mbetet një nga mbështetëset kryesore në procesin evropian të Shqipërisë, – deklaroi Ponta. – Integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, do të thotë se është një mbështetje edhe për Rumaninë”.