Rama e Thaçi sot bëhen “qytetarë nderi” të Ulqinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Për “Ditën e Ulqinit”, sot qyteti bregdetar i Ulqinit do të vërshohet jo vetëm nga krerët e shtetit malazias dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politikë rajonalë.

Në ditën e Komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Jozyrtarisht mësohet se në drekën zyrtare, e cila do të shtrohet për nder të presidentit Vujanoviqit, Ramës e Thaçit, atyre do t’iu bashkohet edhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-e-thaci-sot-behen-qytetare-nderi-te-ulqinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala