Rama e Mustafa duan vetëm një pikë doganore

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai I Shqipërisë Edi Rama kanë diskutuar mëngjesin e sotëm në Tiranë rreth bashkpunimit më të thellë ekonomik mes dy vendeve.

Kryeministri kosovar Mustafa është pritur fillimisht në një ceremoni zyrtare nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet më 23 mars po në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Kryeministri Rama ka thwnw se ajo që na takon është të çojmë deri në fund rrugët e bashkëpunimit mes sipërmarrjes këtej dhe andej kufirit.

“… me ambicjen që kufiri të mos jetë një pikë doganore ndërkombëtare, por një pikë kalimi ku të gjitha autoritetet dhe licensat që kërkohen në pikat e kalimit kufitar të jenë të unifikuara”.

Ndërsa, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e çmueshme që ka dhënë Shqipëria për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për njohje të reja, sidomos nga vendet e BE-së. Mustafa po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e qeverisë shqiptare në këtë drejtim, duke shtuar se mes të dyja vendeve duhet të forcohet bashkëpunimi ekonomik.

Gjatë kësaj vizite, e para në cilësinë e kryeministrit, Mustafa do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-e-mustafa-duan-vetem-nje-pike-doganore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala